Revolucion në fluturim, krijohet avioni më i shpejtë në botë

schedule12:34 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:34 - 10 Korrik, 2020

50 vite pas fluturimit të parë të avionëve Concorde, kompania Boom Supersonic ka prodhuar avionin më të shpejtë në botë. Modeli i quajtur “XB-1” do të dalë në treg në tetor të këtij viti dhe rpova e parë e fluturimit do të bëhet i mundur në fillim të vitit 2021.

Ky model është dy herë më i shpejtë dhe i qëndrueshëm, duke bërë të mundur që udhëtimet në distanca të gjata të realizohen në vetëm pak orë.  “XB-1 është hapi i parë për të rikthyer udhëtimin supersonik në botë,” tha Blake Scholl, themelues dhe CEO i Boom Supersonic. Kompania gjithashtu ka zbuluar dhe pamjet e “avionit më të shpejtë në histori”, i cili është ndërtuar 100 përqind me karbon, shkruan abcnews.al.

Boom-Supersonic --- XB1_Side_WhiteBlack

“Overture” ka një kapacitet prej 55 deri 75 vende dhe pritet të fillojë fluturimet në vitin 2030, i cili do të fokusohet në më shumë se 500 rrugë transoqeanike dhe do të realizojë udhëtimet në një kohë të shkurtër. Nga New Yorku deri në Londër është parashikuar që udhëtimi të zgjasë vetëm tre orë e 15 minuta. /abcnews.al/

Boom-Supersonic --- Overture --- Cruise30k_A_17

Boom-Supersonic --- Overture --- Boom_Ramp

Boom-Supersonic --- Overture --- Hangar_Front

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!