Raporti: Uria do të shkaktojë më shumë vdekje se pandemia

schedule09:26 - 10 Korrik, 2020

schedule 09:26 - 10 Korrik, 2020

Pandemia e koronavirusit mund të sjellë më shumë vdekje nga uria se sa vetë sëmundja, ka paralajmëruar grupi humanitarian Oxfam. Shpërthimi i koronavirusit ka përkeqësuar krizën botërore të urisë në rajonet më të varfëra të botës.

Oxfam thotë se Jemeni, Republika Demokratike e Kongos (DRC), Afganistani, Venezuela, Sahel i Afrikës Perëndimore, Etiopia, Sudani, Sudani i Jugut, Siria dhe Haiti kanë të ngjarë të preken më shumë nga pandemia.

Tashmë, shumë njerëz po përballen me urinë si rezultat i masave të bllokimit. Jemeni, për shembull, i cili mbështetet shumë në importe, ka parë një rritje të çmimeve të ushqimeve si rezultat i mbylljes të kufijve. Në Indi, kufizimet e udhëtimit penguan punët e migrantëve që punojnë në ferma. Sipas një studimi, 12.000 njerëz mund të vdesin në ditë për shkak të urisë që ka sjellë pandemia. Një raport thotë se 121 milionë njerëz mund të vdesin nga uria dhe e gjitha për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë.

“Ndikimi ekonomik i COVID-19 është shumë më i përhapur se vetë virusi dhe do të shtyjë miliona njerëz në  varfëri  ekstreme,” u shpreh kryetari i grupit studimor, Danny Sriskandarajah../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!