Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Krimeve të Rënda Manjola Kajana.
Në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se nuk vërtohet që Kajana të ketë qenë në konflikt interesi gjatë funksionit të magjistratit.
“Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore.
Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.
Me konfirmimin në detyrë Manjola Kajana emërohet prokurore në Prokurorinë e Posaçme të Apelimit (SPAK).
Bashkë me Kajanën, SPAK ka tashmë 13 prokurorë, ndërkohë që mbeten bosh edhe dy vende për të përmbushur kourumin e saj prej 15 anëtarësh.
Kandidatë për 2 vendet e mbetura vakante për SPAK janë: Elisabeta Imeraj dhe Anton Martini./abcnews.al