Drita marshon. Skuadra nga Gjilani mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Feronikelit dhe tashmë numëron pesë pikë më shumë se Ballkani i vendit të dytë. Një triumf që pati protagonist edhe një lojtar që ka spikatur në Superiore.
Erjon Vucaj, shkodrani që dikur shkëlqente me Laçin, shënoi një gol nga rreth 30 metra dhe kaloi në epërsi skuadrën e Dritës. Kjo ndodhi kur kishin kaluar 35 minuta. Vendasit e ruajtën epërsinë në pjesën e parë, por me fillimin e të dytë Feronikeli barazoi me Bojkun.
https://streamable.com/4lbvkk
Drita nuk mund të gabonte në shtëpi dhe u hodh në sulm, duke fituar një penallti që u kthye në gol nga mbrojtësi me eksperiencë, Fidan Gërbeshi. 2-1 dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar derbi në fund. Tani Drita mendon për përballjen me Prishtinën, në transfertë.
NDESHJET E TJERA – Trepça ’89 ka ngecur në shtëpi, teksa barazoi 1-1, dhe në Mitrovicë nuk e kishin çuar ndërmend as në ëndrrën e tyre më të keqe. Vushtrria, e rënë nga elita e futbollit dardan, mund të kishte fituar me “minatorët”, pasi shënuan të parët me anë të Fazliut. Skuadra nga Mitrovica e shmangu humbjen vetëm në minutat shtesë me Manajn dhe kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat, diferenca me Drenicën ka shkuar në tre pikë.
Goledë në Prishtinë, aty ku Flamurtari mposhti me rezultatin 4-3 Dukagjinin. Fragmenti i parë i lojës u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me protagonistë futbollistët Shala e Kamara, autorë dygolëshash në këtë përballje. Maliqi dhe Lloga shënuan golat e tjerë për kuqezinjtë, kurse për skuadrën nga Klina e gjeti rrugën e rrjetës edhe Dushi. /abcnews.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 29
Drita –Feronikeli 2-1
Shënues: Vucaj 35’, Gërbeshi 67’ / Bojku 56’
Flamurtari-Dukagjini 4-3
Shënues: Shala 6’, 60’, Maliqi 52’, Lloga 54’ / Kamara 26’, 82’, Dushi 79’
Trepça ’89-Vushtrria 1-1
Shënues: Manaj 96’/ Fazliu 78’