Talentin në fushë e ka me shumica, por Neymar “shkëlqen” edhe në jetën private. Një brazilian klasik, i cili përben gjithmonë lajm me gjërat që bën. Revista Chi zbulon të dashurën e re të yllit brazilian të PSG-së dhe ajo është Izabel Goulart.
Modelja braziliane është bashkëshortja e Kevin Trapp, portierit gjerman të Eintracht Frankfurt. Ky i fundit ka qenë shok skuadre me Neymar te PSG përpara se të rikthehej sërish në Bundesligë. Goulart nuk e ka kaluar periudhën e karantinës me burrin e saj, teksa është mikeshë me Bruna Marquezine, e cila ka qenë e fejuar me 28-vjeçarit.
“Askush nuk flet, por në Paris, në një fshehtësi të madhe, ka lindur një çift i ri. Ai është Neymar, sulmuesi i PSG, ndërsa ajo është Izabel Goulart, modelja e famshme braziliane, njëkohësisht gruaja e Kevin Trapp“, shkruan revista Chi. /abcnews.al