Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka lexuar gjatë raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë pyetjen e deputetëve.
Ajo u ndal në pyetjen e Kujtim Gjuzit i cili thoshte se stafi që ajo drejton largon qytetarë të komunitetit rom dhe egjyptian pa i dhënë zgjidhje problemit të tyre.
Ky pretendim u hodh pishtë nga Ballanca e cila tha se vetë ajo kujdeset që të presë shtresat vulnerabël, duke hedhur poshtë pretendimin e Gjuzit.
Kujtim Gjuzi: Pse stafi juaj kur vijnë qytetarë të komunitetit rom dhe egjiptian i largon me lloj juftifikimesh
Erinda Ballanca: Kjo është e pavërtetë. Zyra e pritjes së qytetarëve është e monitoruar me kamera. Unë do ta adresoj por për më tepër unë i pres edhe vetë shtresat vulnerabël./abcnews.al