Ulërimat e Diego Costa ndaj Contes, Fabregas: S’e harroj kurrë atë skenë

schedule10:39 - 9 Korrik, 2020

schedule 10:39 - 9 Korrik, 2020

Cesc Fabregas luajti pesë sezone me Chelsea (2014-2019) dhe gjatë kësaj periudhe fitoi dy herë titullin kampion. Në sezonin 2016/2017 u ul në stol Antonio Conte dhe italiani ia doli të fitonte Premier League që në sezonin e parë.

Fabregas, sot pjesë e Monaco në Ligue 1, nuk ishte ndër të preferuarit e trajnerit, teksa kujton një skenë interesante gjatë prononcimit për BBC, që lidhet me të, Conten dhe Diego Costën “Kur Conte erdhi te Chelsea, unë nuk luajta fare në tre muajt e parë.

Ai e bëri të qartë se dëshironte një tjetër tip mesfushori dhe aktivizonte Nemanja Matic. Përpara një ndeshje kundër Manchester City, që vinte nga shtatë fitore radhazi, Conte më tha: Ti do të luash në këtë takim.

Fituam 3-1, unë luajta mirë dhe i dhashë Diego Costës asistin në golin e parë. E ndjeva sikur i rregullova gjërat me trajnerin dhe isha i bindur që ai do mund të besonte tek unë. Ndeshja e radhës ishte kundër WBA. Matic u rikuperua nga dëmtimi dhe e nisi si titullar.

Ishte një sfidë klasike, ata po mbroheshin mirë, po shkonte minuta e 70-të dhe rezultati ishte 0-0. Duhej një lojtar si unë në fushë për ta zgjidhur takimin, por minutat kalonin dhe asgjë nuk po ndodhte.

Nuk e harroj momentin kur Diego Costa u afrua afër pankinës dhe po i ulërinte trajnerit: Fute Cesc në lojë! Conte është një trajner me të cilin nuk duhet të kesh probleme. Ai po bënte sikur nuk po e dëgjonte Diego Costën.

Dy minuta më vonë, ai m’u drejtua: Cesc, bëhu gati. U futa në fushë dhe dy minuta më pas i dhurova një asist Diegos. Ai shënoi dhe e fituam ndeshjen“, deklaron mesfushori i famshëm spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!