Juventusi me sytë nga kryeqyteti, ka një plan për talentin e Italisë

schedule09:36 - 9 Korrik, 2020

schedule 09:36 - 9 Korrik, 2020

Nicolo Zaniolo pësoi një dëmtim të rëndë këtë sezon dhe humbi shumë ndeshje me Romën e tij. Mesfushori i talentuar italian, një ndër më të kërkuarit në merkato, është rikuperuar plotësisht dhe ka luajtur disa minuta në dy ndeshjet e fundit në kampionat.

21-vjeçari ndihet mirë te Roma dhe e ka të qartë që një tjetër sezon te verdhekuqtë do e ndihmonte në kuadër të Euro 2021. Por, Juventusi nuk heq dorë nga ai dhe mund ta sigurojë për një shumë rreth 50 milion euro.

Shifër që do të rregullonte bilancet e Romës, teksa Zaniolo është i preferuari i madh i Fabio Paraticit, drejtorit sportiv të bardhezinjve, që mendon ndryshe nga trajneri Sarri (dëshiron me çdo kusht Jorginho nga Chelsea).

Negociatat pritet të nisin pas përfundimit të kampionatit. Juventusi do të shesë disa lojtarë dhe pasi të ndodhë diçka e tillë, Paratici do të nisë sulmin për Zaniolon, një ndër lojtarët më të talentuar të futbollit italian. /abcnews.al

 

Zaniolo dhe Tonali, gjatë një stërvitje me kombëtaren

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!