Sidrit Bejleri shkruan fjalët më emocionuese në 10-vjetorin e të birit: Kur të mos jem më…

schedule08:37 - 9 Korrik, 2020

schedule 08:37 - 9 Korrik, 2020

Ditën e djeshme në familjen e këngëtarit shkodran Sidrit Bejleri ka qenë festë, pasi djali i tij kishte ditëlindjen. Amad mbushte plot 10 vite dhe nuk kishte se si mes shumë urimesh të mungonte edhe ai i të atit.

Sidriti ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqen pranë njëri-tjetrit dhe i ka dedikuar disa fjali vërtetë emocionuse.

Postimi i plotë:

Amad,
Në këtë 10 vjetor të dhurimit tek ne…
Mos e harro kurrë që t’du shumë!
Shpresoj që të kesh besim në vete, aq shumë sa kam besim në ty! Lutem të jesh gjithmonë mirë, kudo fati do të të tërheqë! Shijoje rrugëtimin tënd duke përkujtu Krijuesin, atë për çfarë erdhëm në këtë jetë dhe se këtu të gjithë jemi udhëtarë!
Mos harro kush je, prej nga vjen dhe rrugën që të kthen në Shtëpi!
Nuk të premtoj se do t’jem këtu, në të gjithë të ardhmen tënde, por të jap fjalën se do të t’du gjithmonë, edhe kur t’mos jem më këtu!
Falenderoj Zotin që të solli këtu dhe e lus të të japë jetë të gjatë me vepra të mira!
Me dashni Babi!/abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CCY3oiwnlcW/?utm_source=ig_embed

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!