Covid 19 prej muajsh vijon të marrë jetë njerëzish në të gjithë botën. Deri më tani 546 572 persona kanë humbur jetën dhe mbi 12.1 milionë të infektuar me koronavirus.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar dhe numrin më të lartë të të infektuarve me 134 862 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 68 055, Britania e Madhe me 44 517, Italia me 34 914, Franca me 29 965 dhe Spanja me 28 396.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar të infektuar 3 106 persona mes të cilëve 83 kanë humbur jetën. /abcnews.al