Ndryshim në Instagram komentet mund të bëhen pin si dhe një buton i dedikuar blerjeve

schedule05:39 - 9 Korrik, 2020

schedule 05:39 - 9 Korrik, 2020

Shifrat gjigande të përdorimit të rrjeteve sociale, vënë përpara përgjegjësisë të gjitha kompanitë, sado të mëdha qofshin. Detyra e tyre parësore mbetet krijimi i një ambienti sa më të sigurt për këdo.

Ndaj edhe Instagram ashtu sikurse u lajmërua kohë përpara, sjell më në fund mundësinë për të seleksionuar komentet të cilat meritojnë më shumë vëmendje, duke i bërë pin në krye të listës. Opsioni lejon që të seleksionohen deri në 3 komente. Mjafton të rrëshkasësh majtas komentin e preferuar dhe krahas report, delete dhe reply do të shfaqet tashmë edhe ikona e gjilpërës me kokë.

Nën drejtimin e CEO Adam Mosseri, platforma sociale ka intensifikuar masat për të luftuar negativitetin, qoftë komentet rraciste, bullizuese apo “hate speech”. Keq informimi dhe abuzimi janë duke u luftuar gjithashtu me ndihmën e inteligjencës artificiale. Por, një ndryshim tjetër i cili nuk u prezantua me po kaq celebrim sa opsioni i mësipërm, ka të bëjë me integrimin e një hapësire për blerje në butonat e aksesit direkt të aplikacionit.

Në vend të ikonës së zemrës ku zakonosht shihnim lajmërimet, ftesat dhe liket tashmë do të kemi ikonën e një çante pazari. Kjo do të thotë që marketplace i Facebookut ka gjetur një mënyrë për tu shfaqur edhe në Insta. Butoni i zemrës për fat të mirë nuk na ka lënë “shëndenë” (akoma) por gjendet në pjesën e sipërme djathtas. Prioritetet e kompanisë lënë vend për diskutim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!