VIDEO/ Atalanta sulmon vendin e dytë, Roma presion Milanit me përmbysje

schedule23:41 - 8 Korrik, 2020

schedule 23:41 - 8 Korrik, 2020

Atalanta do vendin e dytë dhe Lazio kishte kohë që e kishte marrë mesazhin, madje që në ndeshjen direkte që skuadra e Gasperinit e fitoi. Triumf edhe sonte, kundër skuadrës së Sampdoria. Jo pa vuajtje, pasi goli vonoi disi. Toloi, pas 75 minutash lojë, pas një goditje këndi shënoi me kokë. Dhjetë minuta më pas nuk fali edhe Muriel, që qetësoi skuadrën nga Bergamo dhe i arkivoi fitoren. Si zakonisht titullar ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili luajti deri në minutën e 52-të.

Roma ka parakaluar Milanin, pasi mundi me përmbysje Parmën. Kucka, me penallti ndëshkoi skuadrën verdhekuqe. Kryeqytetasit e barazuan takimin pa u mbyllur pjesa e parë. Mkhitaryan vendosi baraspeshën, ndërkohë që në të dytën Veretout, me një silurë i dha fitoren skuadrës së tij.

Qan Brescia, që shënoi e para kundër Torino dhe një fitore do i bënte shumë punë për mbijetesën. Vendasit iu përgjigjën golit të Torregrossa, duke shënuar tre herë në portën e “Dallëndysheve”. Mateju shënoi autogol në fillimin të pjesës së dytë, kur Belotti i dha epërsinë Torinos. Simone Zaza ishte ai që i mbylli llogaritë e kësaj ndeshjeje.

Bologna nuk e ka festuar gjatë triumfin kundër Inter, pasi Sassuolo i ka treguar forcën në shtëpi. Berardi dhe Haraslin shënuan dy gola dhe i dhanë fitoren skuadrës së tyre, që ngjitet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit. Musa Barrow shënoi sërish, por Bologna u mund 1-2 dhe nuk kishte vend për festë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!