Brighton u mundua, por cilësitë e futbollistëve të Liverpool janë ta padiskutueshme dhe ndeshja e sotme u mbyll me rezultatin 1-3. U duk se gjithçka do të ishte e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp, pasi për tetë minuta e dërguan ndeshjen në 0-2.
Presingu i Liverpool u shpërblye dhe prodhoi golin e parë të ndeshjes, me autor të zakonshmin Salah. Dy minuta më pas, sulmuesi shërbeu për mesfushorin Henderson dhe ky i fundit me një gjuajtje potente shtangu portierin e skuadrës vendase.
Spektaklin Brighon e kishte ruajtur për në fundin e pjesës së parë, kur edhe ia dolën të ngushtonin shifrat në 1-2. Një aksion i gjatë, me disa stacione, u konkretizua me gol nga Trossard. Pjesa e parë mbaroi aty dhe vendasit u munduan të barazojnë në vazhdim, por pa sukses.
Liverpool mendoi t’i jepte fund ndeshjes dhe ishte Salah, që këtë herë shënoi me kokë pas një goditje këndi. Një gol i pazakonte për sulmuesin egjiptian, i cili i çoi shifrat 1-3, rezultat që nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit. /abcnews.al
6’ – Mohamed Salah zhbllokon ndeshjen, duke shënuar në portën e Brighton
8’ – Salah këtë herë shërbeu për shokun e skuadrës, Henderson, i cili me një goditje potente tundi rrjetën
45’ – Leandro Trossard befasoi skuadrën e Liverpool, pas një aksioni me shumë pasime që u kontrizua me gol
76’ – Liverpool shënoi golin e qetësisë me Salah, i cili këtë herë e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë
1