Autori i dyshuar i vrasjes së Mario Majollarit, Kastriot Gjuzi, eshte fiksuar nga kamerat e sigurisë pranë vendit te krimit, 3 ditë para ekzekutimit te 28-vjeçarit. Gjuzi, dyshohet se fshihet në zonën e Dajtit, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.
Kastriot Gjuzi, autori i dyshuar i vrasjes së Mario Majollarit mbrëmjen e 10 prillit në zonën e ish-Kinostudios, ishte fiksuar tri ditë më herët nga kamerat e sigurisë së lagjes “Aleksandër Moisiu”, duke lëvizur në këmbë.
Sipas policisë, Gjuzi dyshohet se ka përgatitur terrenin, ndërsa largimi i tij pas krimit u bë nga një automjet në drejtim të Tufinës. Në atë zonë policia sekuestroi disa kamara sigurie të bizneseve që ndodhen në hyrje e dalje të Kinostudios. Uniformat blu dyshojnëse se nga kqyerja e pamjeve filmike u konstatua më datë 7 prill Gjuzi shumë pranë vendit të ngjarjes, ndërsa në vendin ku ka ndodhur krimi shumë pranë banesës së Mario Majollarit, nuk ka kamera sigurie.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes së Majollarit, Kastriot ‘Petri’ Gjuzi fshihet në zonën e Dajtit. Policia ka ushtruar kontrolle në fshatrat e Qafë Mollë, Shakallë dhe Darshen, pasi ka dyshime të forta që 40-vjecari fshihet në këto zona me reliev të thyer malor. Megjithatë, ndalimi i tij nuk është bërë ende, duke vijuar me kontrollet edhe në fshatrat e tjerë përreth. Pista kryesore ku po heton policia për ekzekutimin e 28-vjeçarit është hakmarrja, pasi babai i Marjos, Avni Majollari është dënuar me burt përjetë për dy vrasje në vitin 2000. Ndërkohë Mario Majollari kishte kërkuar më herët statusin e azilantit në shtetin suedes, por iu refuzua të paktën 3 herë. Autoritet Shqiptare kishin dërguar lërtërporosi në vendin nordik se jeta e 28-vjeçarit ishte e sigurt në vendin tonë, por që rezultoi fatale për të riun, pak ditë pasi u kthye nga azili. /abcnews.al