Young Zerka dhe Fifi, ndër artistët më të kërkuar të momentit kanë bashkuar forcat dhe pritet të sjellin të premten bashkëpunimin “Pa Galje”. Mirëpo, akoma pa u publikuar dueti me Fifin, Zerka ka nisur punën për të sjellë prurje të tjera.
Është mësuar se këngëtari po vjen me një tjetër bashkëpunim, sërish me një artiste nga Kosova dhe bëhet fjalë për Argjentina Ramosajn. Megjithatë, nuk dihen detaje nëse klipi është xhiruar dhe kur pritet të publikohet.
Zerka është përfolur kohët e fundit për ndarjen nga Ronela Hajati. Dyshja përflitej prej kohësh se po shijonin një romancë, por vetëm pak muaj më parë Young Zerka pranoi se ata ishin të lidhur prej shumë vitesh. /abcnews.al