Koalicionet parazgjedhore përçajnë opozitën parlamentare: Po ndalohet rrotacioni politik

schedule12:28 - 8 Korrik, 2020

schedule 12:28 - 8 Korrik, 2020

Shtatë deputetë të opozitës parlamentare kanë depozituar në Kuvend një kërkesë kundër kolegëve të tyre Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Jashtë godinës së seancave plenare ata u shprehën se kjo do të ndalonte rrotacionin politik në Shqipëri.

Deputeti Edmond Stojku u shpreh se në këtë formë hiqet e drejta e partive për t’u grupuar në koalicion për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Heq të drejtën e partive të grupohen në koalicion për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk do të ketë fuqi askush të heqë koalicionet parazgjedhore. Kjo ndalon rotacionin politik në Shqipëri”, tha Stojku.

Ndërsa kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi deklaroi se qeveria tranzitore duhet të jetë me akademikë, për të mos penalizuar më qytetarët e penalizuar për 30 vite.

Ai thumboi kryeminstrin Edi Rama duke thënë se shkëlqesia e tij nuk duhet t’i zhvillojë takimet në Kuvend por në kryeministri.

“Kemi depozituar në kryesinë e Kuvendit projektin tonë që do të kthehet në nismë ligjore. 8 parti politike kanë marrë këtë nismë për ndryshime radikale në Kodin Zgjedhor. Për identifikimin biometrik. Kushtet kryesore janë edhe për pakicat gjuhësore.

Ne kemi objeksionet tona. Shkëlqesia e tij mund t’i bëjë takimet në kryeministri dhe në ambientet e tjera të hapura. Në kuvend ka tagër vetëm kreu i Kuvendit. 140 deputetë votuan reformën në Drejtësi. Pse tani janë penduar. Duhet që në këtë situatë vetëm Kuvendi do të ketë tagrin, me ndihmën e ambasadave.

Nëse penalizojmë qytetarët shqiptarë të penalizuar në 30 vite. Ne kemi 7 pika. Nuk mund të pranojmë atë që thonë ata. Sot jemi 8 parti dhe do bëhemi 11. Si mund të rifutet PD dhe LSI në politikë. Qeveria tranzitore duhet të jetë me akademikë. Kemi projektin”, tha Gjuzi.

Ndërsa Zef Shtjefni e la të hapur mundësinë e përçarjes së 29 deputetëve të opozitës që kanë firmosur kundër miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Nuk kam firmosur asnjëherë për ndryshime në Kushtetutë. Jemi në konsulencë për 29 firmat. Janë dakord për hapjen e listave, por tani kërkojmë edhe të mos hiqen koalicionet”, tha Shtjefni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!