“Saka dhe Martinelli janë e ardhmja, do bëhen më të mirët në botë!”

schedule11:09 - 8 Korrik, 2020

schedule 11:09 - 8 Korrik, 2020

Të dy janë 18 vjeçarë, preferojnë të luajnë në krahët e sulmit dhe Arsenali, është me fat që i ka. Bëhet fjalë për Gabriel Martinellin dhe Bukayo Saka, dy futbollistë që kanë qenë më të mirët për Arsenalin këtë sezon, edhe pse në një moshë të re.

Madje, Jurgen Klopp e ka quajtur Martinellin një talent që vjen 1 herë në 100 vite, por dhe për Sakan, elozhet kanë qenë të shumta. Emi Martinez, portieri i Arsenalit, i ka thurur elozhe dy talentëve të “Topçinjve”.

“Saka dhe Martinelli janë e ardhmja e futbollit, do të bëhen futbollistët më të mirë të Arsenalit, por jo vetëm, pasi kam besim se do të jenë edhe më të mirët në botë. Kanë dëshirë dhe vullnet për të treguar një marsh më shumë dhe ne, jemi me fat që i kemi shokë skuadre”, u shpreh portieri argjentinas, që po zëvendëson të dëmtuarin Bernd Leno si numri 1 i Arsenalit./abcnews.al