Një 56-vjeçar me iniciale R.S. nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht me dy vajza të mitura të moshave 9 dhe 13 vjeç.
“R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç”. njofton policia.
Nuk dihet ende identiteti i plotë i 56-vjeçarit.
Ky nuk është rasti i parë kur persona në moshë madhore, ngacmojnë apo abuzojnë seskualisht me të mitura.
Rreth një muaj më parë, një ngjarje e ndodhur në Paskuqan tronditi mbarë opinionin publik, ku 65-vjeçar Abaz Dogu kishte abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare, nxënëse në shkollën ku ai punonte si roje.
Kjo solli mjaft reagime, ndërsa mijëra qytetarë u mblodhën një një marshim-protestë në Tiranë./abcnews.al