Rastet me murtajën bubonike, Kina ndalon ngrënien e kafshëve që bartin “Vdekjen e Zezë”

schedule18:22 - 7 Korrik, 2020

schedule 18:22 - 7 Korrik, 2020

Autoritetet e Shëndetit në Kinë kanë ngritur alarmin pas konfirmimit të një rasti me murtajën bubonike. Në qytetin kinez të Bayan Nur u lëshua një alert i nivelit të tretë, pas konfirmimit të rastit.

Mediat lokale raportojnë se pacienti është një bari nga qyteti në Mongolinë e Brendshme dhe se ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Me vendosjen e alertit të shkallës së tretë, në vend ndalohet gjuajtja dhe ngrënia së kafshëve që e mbajnë murtajën. Po ashtu, me vendosjen e kësaj mase publikut i kërkohet që të raportojë çdo rast të dyshuar të murtajës apo raste të temperaturës pa shkaqe të dukshme.

Lexo edhe: BBC: Në Kinë po shpërthen murtaja, sëmundja shkaktoi 50 milion të vdekur në Europë

Një rast tjetër i murtajës u zbulua provincën Bayan-Ulgii, në afërsi të Mongolisë që ndan kurfirin me Rusinë dhe Kinën. Dhe një 15-vjeçar banor i Ulaankhus soum, gjithashtu në Mongoli, u dërgua në një spital lokal të dielën pasi hëngri një marmot,( lloj brejtësi) të gjuajtur nga një qen.

Sëmundja që nisi të shfaqej në Mesjetë, trajtohet lehtësisht me mjekësinë moderne, por nëse nuk trajtohet, shumica e të infektuarve mund të humbin jetën brenda një jave.

Mbi 200 milion persona humbën jetën nga “Vdekja e Zezë” ose murtaja bubonike në shekullin e XIV pasi sëmundja u përhap në Evropë, Azi dhe Afrikë. /abcnews.al/