Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador ka rezultuar negativ për Covid-19. Lajmin e bëri vetë të ditur Obrador në konferencën e përditshme për shtyp të martën në mëngjes.
Lajmi vjen disa orë para se kreu i shtetit të niset për në Uashington,ku ai do të takohet Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.
“E bëra testin e koronavirusit; nuk kisha simptoma, kjo është arsyeja pse nuk e kam bërë më parë sepse dëgjoj ekspertët”, tha të martën presidenti i Meksikës, duke shtuar se vendosi që të testohej pasi do të udhëtojë.
“Unë duhet të jem i përgjegjshëm, dhe për fat të mirë nuk e kam këtë virus. Rezultatin e testit do ta marr me vete,” shtoi ai.
Obrador e bëri testin ditën e hënë, hera e parë që ai e pranoi publikisht se testohej për koronavirusin, ndërsa më parë ishte shprehur se nuk kishte nevojë që ta bënte testin pasi nuk ka pasur kurrë simptoma.
López Obrador do të udhëtojë më fluturim komercial ndërsa nuk e ka përdorur kurrë aeroplanin presidencial që nga marrja e detyrës në dhjetor të vitit 2018. Ky do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit si president. /abcnews.al/