Vijojnë replikat mes moderatores Arbana Osmani dhe ish-koleges së saj Evis Mula.
Duket se debatit i është shtuar edhe Xhemi Shehu, e cila është shoqja e ngushtë e Arbanës.
Osmani ka publikuar në InstaStory një foto dhe shkruan me humor: “Në kërkim të një shoqeje të re”.
Ndërkohë foton e ka ripostuar Xhemi në InstaStory, duke thumbuar hapur.
“Evisi po të kërkonte”, i thotë Shehu-Arbanës.
Kujtojmë që Evisi deklaroi se në Top Fest ka patur dhe persona më të aftë se sa ajo por që u vihej ‘stërkëmbëshi’, referuar këtu moderatores./abcnews.al