Maserati prezanton Netunno-n, motorin e ri me teknologjinë F1

schedule11:38 - 7 Korrik, 2020

schedule 11:38 - 7 Korrik, 2020

Gjigandi i makinave Maserati ka krijuar një motor krejt të ri për automjetet e gjeneratës së ardhshme. Pas shumë vitesh në bashkëpunim me Ferrarin, Maserati sjell “Nettuno-n“, një prodhim komplet të vetin dhe që pritet të vendoset për herë të parë në makinën ‘MC20’, që do të dalë në treg në shtator.

Disa muaj më parë, Maserati zbuloi makinën e saj të re sportive, një dizajn i frymëzuar nga makina e garave Stirling Moss. Sipas markës italiane me bazë në Modena, ky motor i veçantë do të jetë një pikë referimi, pasi është i pari pas 20 vjetësh që është zhvilluar plotësisht nga Maserati, shkruan abcnews.al.

 

Maserati zbulon motorin e ri të përshtatur nga formula 1 për MC20 Supercar

Kompania gjithashtu njoftoi se motori ka në kapacitet prej 3.0 litra V6 Turbo, për ndërtimin e të cilit është përdorur teknologjia që i atribuohet tradicionalisht makinave të Formula 1. Motori i ri ka tre karakteristika kryesore: një para-dhomë, një parakolp lateral dhe një sistem me injeksion të dyfishtë.

Të gjitha këto sigurojnë djegien e plotë dhe korrekte të karburantit brenda dhomës, si edhe të zvogëlohet zhurma e motorit. Sipas raporteve, fuqia do të shkojë nga 530 deri në 550 kuaj fuqi. /abcnews.al

The new Maserati MC20, with a Stirling Moss tribute

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!