I ftuar në Mbrëmje në ABC News, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur rreth incidenteve që ndodhën këtë të enjte në Parlament.
Kjo seancë ishte historike, sipas ish-kryeministrit Berisha, pasi opozita nuk e la Edi Ramën të flasë pas fyerjes që u bëri të gjithë shqiptarëve.
“Seanca e sotme është historike në kuptimin që bllokoi pas një fyerje të rëndë që i ka bërë çdo shqiptari Edi Rama, opozita nuk e la atë të flasë dhe e largoi nga dera e pasme të cilët shqiptarët e kanë të njëjtin turpërim siç e kanë të japin kafen nën gjunjë. Kjo përbën një ngjarje historike për parlamentin. Unë mendoj se kryengjarja e sotme është dalja e Edi Ramës nga ajo që në veri e quajnë dera e novojtores dhe në jug e quajnë dera e halesë. Kjo ishte përcellja, kjo ishte dita e Ramës sot”, tha Berisha.
Përsa i përket përjashtimit nga Kuvendi të 6 deputetëve dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, Berisha tha se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen pasi oficerë të tij janë filmuar brenda në Parlament të armatosur.
“Ditmir Bushati duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Oficerët e tij të armatosur janë të filmuar brenda në Parlament të armatosur. Dy oficerë së bashku me frikacakun. Ky përbën përshkallëzimin më dramatik dhe më të frikshëm në historinë e Parlamentit”, tha Berisha./abcnews.al