Grupi i njohur i muzikës popullore “Djemtë e Vjosës” janë rikthyer këtë verë në një tjetër dimension.
Ka qenë Alket Zaimi, një nga anëtarët që ka lançuar këngën më të re me titull “Te pres k’te behar “. I ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ai ka treguar se si i lindi frymëzimi për këtë këngë.
Zaimi ka shtuar se i pëlqen shumë t’i përshtatet tregut muzikor, duke sjellë herë pas here risi të ndryshme.
“Unë kisha bërë gati një kolazh si çdo verë. Në momentin që ishim duke punuar më vjen një motiv nga Gramoz Kozeli dhe shto dickka shto diçka tjetër. Doli kjo këngë.
Kjo ishte një risi. Ndoshta duhet të nxirrje një figurë tjetër se ne duhet t’i këndojmjë të gjitha. Shumë shpejt do t’i rikthehem traditës. Unë tentoj të jem gjithmonë në garë për të mos dalë nga tregu. Unë bëj dy dimesione, Alketi me “Djemtë e Vjosës” dhe Alketi vetëm. Do i bëj fortë dhe nuk do të dorëzohem. Shpirti im ëshët evolucion, nuk qendroj dot. Dua ta jetoj çdo ditë si të fundit të jetës”, u shpreh Alketi./abcnews.al