Turqia, në arrati drejt radikalizmit

schedule19:36 - 12 Prill, 2018

schedule 19:36 - 12 Prill, 2018

Studentët më të mirë të shkollave të mesme në Turqi do të ndjekin studimet e larta në shkollat fetare, në kuadër të sistemit të ri të edukimit, të hartuar me kërkesë të Presidentit Erdogan. Bëhet fjalë për një lëvizje të kritikuar nga mbështetësit e laicizmit.

Ministria e Arsimit në Turqi ka publikuar të enjten planin e saj për të zhvendosur studentët më të mirë të shkollave të mesme në shkollat fetare. Bëhet fjalë për një lëvizje që mbështetësit e laicizmit e kritikojnë me argumentin se i jep prioritet edukimit islamik.

Do të jenë 10 përqind e studentëve që janë në vitin e fundit të shkollës së mesme që do të caktohen në shkolla të zgjedhura nga shteti, në kuadër të një sistemi të ri që hyn në fuqi në Qershor, me kërkesë të Presidentit Recep Tayip Erdogan.

Erdogan ka deklaruar se një nga qëllimet e tij është të krijojë një “brez fetar” në Turqinë myslimane dhe në kuadër të nismës së tij, numri i studentëve në shkollat e themeluara për të përgatitur imamët dhe predikuesit e ardhshëm është rritur në 1.3 milion në 6 vitet e fundit.

Sipas sistemit të ri, të hartuar nga Ministria turke e Arsimit, janë rreth 300 shkollat fetare, të njohura si “Imam Hatip”, që do të presin çerekun e studentëve të rreth 1350 shkollave në mbarë vendin. Ministri Ismet Ilmaz ka deklaruar për degën turke të CNN se numri i studentëve të caktuar për këto shkolla është shumë i ulët krahasuar me 62 për qind të të rinjve që zgjedhin shkencat apo degë të tjera pas arsimit të mesëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!