Bylisi-Tirana, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë, është një nga njollat e këtij sezoni në futbollin shqiptar. Vite pas në kohë, kur golat në pesë minutat e fundit të ndeshjeve ishin në modë dhe nëse ndonjë shënohej normalisht, sikleti bëhej edhe më i vogël.
Kush e ka parë ndeshjen të enjten, ka vënë re hezitimin e Bylisit në pjesën e parë dhe më pas e njëjta gjë me Tiranën në të dytën. E kuptueshme që të dyja ekipet diçka po gatuani dhe për momentin është gjithçka në kuadrin e dyshimeve.
Ato vijnë prej sjelljes së skuadrave në fushë dhe prej luhatje se koeficienteve. Edhe kur Tirana ishte në epërsi, fitorja e Bylisit kuotohej me koeficientin 1.56, thua se ballshiotët janë Real Madrid dhe po luanin kundër Tenerife.
Që edhe janë luajtur baste, kjo është e konfirmuar dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, e thotë hapur. E ka bërë diçka të tilla edhe pas ndeshjes me Kukësin, duke theksuar se janë humbur baste.
“Mora vesh që ishin luajtur shumë para. Falënderoj Zotin dhe portierin Lika. Me Bylisin u dogjën se e luajtën 4+”, janë fjalët e Halilit që veçohen mes të tjerash në faqen e parë të “Panorama Sport”.
FSHF ka nisur hetimin dhe me siguri Halili dhe të tjerë nga Tirana e Bylisi së shpejti do jenë në Komisionin e Etikës për të dëshmuar. Më pas do shihet nëse do ketë ndonjë dënim, por ajo që është e sigurt, është se ka pasur tentativë për trukim. Vetë Refik Halili e konfirmon. / abcnews.al