Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i Brazilit: Kam të gjitha simptomat e Covid 19, po pres rezultatin e testit

schedule07:48 - 7 Korrik, 2020

schedule 07:48 - 7 Korrik, 2020

Presidenti i  Brazilit, Jair Bolsonaro ka shfaqur simptoma të koronavirusit. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se lajmin në lidhje me këtë fakt e ka dhënë vetë Bolsonaro gjatë një interviste për CNN Brazil.

Ndër  të tjera presidenti është shprehur se i është nënshtruar testit të COVID-19-, i cili pritet të dalë në orët në vazhdim. Bolsonaro, u cili në muajin mars mbushi 65 vjeç tha se ka pasur temperaturë 38 dhe disa simptoma të tjera. Gjithashtu kreu i shtetit saktësoi se po merr hidroksilkolinë. Për shkak të simptomave, axhenda e tij për pjesën tjetër të javës u anulua.

Ndërkohë Brazili është vendi i dytë në botë pas SHBA për numrin më të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!