Janë mbyllur dy takimet e orës 17:45, të vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida kryesore e ditës së sotme ishte padiskutim ajo mes Tiranës dhe Kukësit, që u luajt në “Selman Stermasi”.
Tirana, në rast fitore me tre gola, mund të shpallej kampione e Shqipërisë, por bardheblutë jo vetëm që nuk fituan, por u mposhtën me rezultatin 1-2. Pjesa e parë u mbyll e barabartë 0-0, ndërsa në të dytën, shënoi Cooper, për të zhbllokuar shifrat në të 59-ën.
Ndërsa në minutën e 84-ët, Valon Et’hemi shënoi një supergol për Kukësin, duke i siguruar fitoren dhe tre pikët në kryeqytet. Golin e vetëm për Tiranën, e shënoi Ngoo në sekondat e fundit të sfidës. Për titullin kampion, Tirana duhet të presë, ndërsa tani është distanca në vetëm 6 pikë.
https://streamable.com/1vtezm
Në takimin tjetër në Ballsh mes Bylisit e Partizanit, nuk pati fitues. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Ndrecës (18’), ndërsa Brown në të 71-ën, vulosi rezultatin e sfidës, në 1-1./abcnews.al
Superiore, java 32
Tirana – Kukësi 1-2
Ngoo 90+4′ / Cooper 59’, Et’hemi 84’
Bylis – Partizani 1-1
Ndreca 18’ / Brown 71’
https://streamable.com/b0yu8s
87′ – Skuadra e Bylisit e mbylli me 10 futbollistë takimin, pas kartonit të dytë të verdhë të Mëllugjës!
https://streamable.com/dnf1pn
https://streamable.com/fb3zrn
https://streamable.com/yzr60g