Të shohësh Leo Messin larg Barcelonës është shumë e vështirë për t’u imagjinuar, por Manchester City beson dhe shpreson që t’ia dalë të sigurojë shërbimet e yllit argjentinas, i cili është një objektiv edhe i Interit.
Kapiteni ka ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin katalanas dhe kaq ka mjaftuar për të shpërthyer zërat e largimit të tij. Edhe Juventusi ëndërron 33-vjeçarin, duke tentuar të jetë klubi i parë që bashkon në një ekip Messin me Ronaldon.
Gjithsesi, talkSPORT raporton se “Cityzens” janë në avantazh. Pep Guardiola do e mirëpriste krahëhapur dhe drejtuesit nuk kanë ndërmend të kursehen aspak. Messi nuk do të lëvizë këtë sezon, verën e ardhshme del lojtar i lirë dhe City është gati t’i plotësojë çdo dëshirë. /abcnews.al