Rrëshkitja në rrugën e Kalasë së Lezhës, asnjë ndërhyrje

schedule13:28 - 12 Prill, 2018

schedule 13:28 - 12 Prill, 2018

Rrëshqitja e rrugës së Kalasë në Lezhë mund të marrë përmasa më të mëdha. Asnjë ndërhyrje nuk është bërë deri me tani veç largimit të dheut për të hapur rrugën dhe vendosjen e sinjalistikës paralajmëruese. Dy banesa rrezikojnë të rrëshqasin pasi lëvizjet e dheut kanë vijuar. Bashkia e Lezhës thotë se situata i tejkalon kompetencat dhe mundësitë e saj. Rrëshqitja e tokës në rrugën e kalasë së Lezhës nisi rreth një muaj më parë dhe u vlerësua si një situatë emergjente për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste për frikën e shembjeve të disa banesave që gjendeshin mbi masivin e dheut që rrëshqiti. /abcnews.al