“Më bëhet qejfi që Flamurtari kujtohet të luajë futboll pas 700 javësh. Uroj të vazhdojë kështu deri në fund dhe t’i bëjë 704 javë”, tha Armando Cungu, trajneri i Laçit, pas fitores së vështirë që skuadra e tij mori kundër vlonjatëve të rënë nga Superiorja.
Në fakt kurbinasit dominuan dhe shpërdoruan shumë para portës së kundërshtarit, kjo prej tensionit dhe detyrimit për të fituar. Në Vlorë nuk e kanë pritur mirë deklaratën e bërë nga trajneri shkodran dhe kanë pretendimet e tyre për pozicionin e Redon Xhixhës në aksionin e penalltisë në favor të bardhezinjve.
“Përpara se të shkojmë tek rasti 11-metërshit, duket qartë që lojtari i Laçit është në pozicion jashtë loje. Cungu duhet të flasë për mënyrën si merr fitoren dhe jo për Flamurtarin që do të respektojë garën deri në ndeshjen e fundit”, shkruajnë vlonjatet në faqen e tyre në “Instagram”. /abcnews.al