Pas katër muajsh ndërprerje këtë të hënë ka rinisur transporti publik urban në Tiranë, në përputhje me kushte të reja për shkak të situatës së pandemisë.
Pas më shumë se dy javë protestash, bashkia e Tiranës arriti dakortësin me shoqatën e transportit qytetas për të paktën një pikë.
Gazetarja Romina Braho raporton për Abc e Mëngjesit se gjatë monitorimit të disa linjave është venë re se jo gjithmonë zbatohet distancimi social në urban, pasi ka pasur dyndje pasagjerësh dhe ulja e tyre nuk është bërë diagonal siç e parashikonte protokolli i sigurisë.
Ajo thekson se kur nisen urbanët dhe në momentin që arrijnë është vënë re se nuk është respektuar përdorimi i maskave nga të gjithë pasagjerët, dhe gjithashtu është vënë re se një pjesë e madhe e pasagjerëve nuk kanë qenë të pajisur me doreza.
Ndërkohë mësohet se gjatë muajit korrik nuk do të ketë abone, aplikimi i tyre do të vijojë në muajin gusht.
Në rast të shkeljes së rregullave të distancimit social, gjobën e paguan pasagjeri./abcnews.al