Partizani B regjistroi sot një tjetër fitore të thellë 5–1 ndaj International Tirana. Kjo përballje e vlefshme për javën e 23-të Kategorisë së Dytë, është dominuar nga të kuqtë, të cilët kanë shënuar me autorë Balla, Palluqi, Delia dhe një dygolësh i Veriut.
Për të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti, ky ishte suksesi 14-të në këtë sezon. Të kuqtë tashmë ngjiten në kuotën e 45 pikëve, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë të klasifikimit./abcnews.al
KATEGORIA DYTË, JAVA 23
PARTIZANI B 5 – 1 FC INTERNACIONAL TIRANA
Balla 16′, Veriu 36′, 48′, Palluqi 69′, Delia 83 / Peti 90′