Vetëm 15 min minuta larg qytetit Lezhës ndodhet plazhi Tale 2. Nga një plazh krejtësisht i pa frekuentuar, Tale 2 është zbuluar vetëm kohët e fundit nga pushuesit.
Banorë të zonës apo ndonjë i ri qe synon të eksploroje më shume janë frekuetuesit edhe këtë fundjave. Një pjesë e tyre, vinin për herë të parë.
“Është hera e parë që vij. Nuk e dija që ekzistonte ky plazh dhe realisht kam mbetur shumë e befasuar për shkak të ambientit dhe rërës”, thotë një pushuese.
Të tjerë e zgjodhën për qetësinë dhe pastërtinë. “Me lujt muzikë këtu është vetëm kënaqsi. Bregdeti i Tales është i mrekullueshëm”, shprehet një tjetër.
Muzika i shoqëroi përgjatë gjithë qendrimimit.
Përveç Tale 2, në Lezhë ka një plazh që ende nuk shfrytëzohet. Vaini.
Eshtë vetëm 1 km rrugë që duhet sfiduar për të bërë plazh.
Prej disa kohësh të rinjtë kanë nisur një fushate sensibilizuese për pastrimin e mbeturinave që lihen nga pushuesit. /abcnews.al