Është mbyllur pjesa e parë në “Molineuax Stadium”, mes Wolverhampton dhe Arsenalit. Në 45 minutat e para, miqtë e dominuan sfidën dhe u drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 0-1.
Golin e vetëm në fraksionin e parë të lojës e shënoi talenti Bukayo Saka. Mëngjarashi gjuan fluturimthi në hyrje të zonës dhe shënon një supergol, duke mposhtur portierin Rui Patricio.
Ky gol, i erdhi si “dhuratë” Sakës, pas rinovimit të tij me Arsenalin pak ditë më parë. Saka konsiderohet si një talent i madh dhe Arsenali, bëri të pamundurën që ta kishte dhe për 5 vite të tjera pjesë të skuadrës./abcnews.al
Premier League, java 33
Wolverhampton – Arsenal 0-1
Saka 43’