7 muaj në çadër pas tërmetit, gjyshja Xhume bëhet më në fund me kontenier

schedule13:33 - 4 Korrik, 2020

schedule 13:33 - 4 Korrik, 2020

Gjyshe Xhume Hoxha nga Kruja priti gjatë për të lënë çadrën për të jetuar në kontenier për sa kohë që banesa e saj të dëmtuar nga tërmeti nuk e ka prekur askush me dorë.

Ajo sipas vlerësimit duhet shembur dhe ndërtuar nga e para. Po që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kaluan më shumë se 7 muaj dhe ajo ndodhet në të njëjtën gjendje. Thirrja e saj në dimër nuk u dëgjua nga kryeministrit.

Edi Ramës i lutem shumë të bëjë më të mirën për në fukarenjtë, më sjellë një kontenier,” tha nënë Xhumja në shkurt të 2020.

Kaloi në çadër një dimër të vështirë dhe madje u sëmur rëndë.

Tani është ngritur sërish në këmbë dhe pas një pritje të gjatë dëshirën për një kontenier ja plotësuan një grup aktivistësh të shoqërisë civile. Ajo ndihet e kënaqur dhe bekon me fjalë të ëmbla si çdo gjyshe.

Shumë faleminderit o Zot mirë qofsh dhe të mira të kesh në jetën tënde. Dimër, erë, shi furtunë, 6 vetë këtu 3 metër katror na ra me u sjellë vërdallë. Jetë mizerje,” bekoi nëna Xhume Hoxha.

Ndërsa aktivistja Edlira Çepani thotë se me historinë dhe kërkesën e Nënë Xhumes u njohën përmes Abc News. Me t’ju krijuar mundësia i sollën këtë kontenier.

 “Është media që ngre zërin e këtyre qytetarëve që kanë ende nevojë për ndihmë. Kontenieri që ne kemi sjellë në kuadër të një nisme të ndërmarrë nga një grup miqsh me kontributin e shumë njerëzve dashamirësve për t;ju dhënë këtyre familje një mundësi për tu strehuar. Ajo që duhet të bëjnë institucionet është që t’i trajtojnë më seriozitet këto familje dhe t’ju rindërtojnë shtëpitë,” tha aktivistja.

Gjyshja dhe djali i saj me familjen u sistemuan në këtë kontenier dhe shpresojnë se së shpejti qeveria do të ndërtojë banesën e tyre. /abcnews.al/