Italia gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një rënie të numrit të viktimave, në krahasim me ditët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë Italiane, bën me dije se gjatë orëve të fundit janë shënuar vetëm 15 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 833 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 223, duke e çuar në 241 184 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 384, duke shkuar në 191 467 numri i atyre që kanë fituar betejen me Covid 19 deri më tani./abcnews.al