“Jo vetëm tek Infektivi”, Manastirliu: Çfarë ndodh me 772 qytetarë të tjerë

schedule14:39 - 3 Korrik, 2020

schedule 14:39 - 3 Korrik, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ka publikuar disa foto në “Facebook”, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga koronavirusi janë ndjekur nga mjekët e familjes.
Manastirliu shkruan se 1600 mjekë familje janë angazhuar në të gjithë vendin për pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.
Statusi:
Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga SARS-COV2 ka angazhuar akoma më shumë rreth 1600 mjekë familje në të gjithë vendin që ndjekin sipas protokollit, pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.
??‍⚕️?‍⚕️ Gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin.
‼️#RespektoniRregullat
?Vendos maskën
↔️ Mbaj distancën 1.5 metër
?Ruaj Higjienën
Të frenojmë përhapjen e ?COVID-19?

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/989125604876823

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!