Një 18 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet u arrestua nga policia e Dibrës. Ndërkohë në makinë i janë gjetur edhe 190 fishekë.
Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë apo mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor për kapjen e Sadi. R nga Peshkopia.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ‘Benz’, në pjesën e bagazhit i janë gjetur dhe sekuestruar arma dhe municioni./abcnews.al