Shqipëria po përballet me një rritje të ndjeshme të bilancit të viktimave dhe të infektimeve me koronavirus që pas lehtësimit të masave kufizuese.
Lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, ka reaguar shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Mjeku u bën apel drejtuar qytetarëve që të respektojnë në mënyrë korrekte të gjitha masat anti-COVID.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brataj ka listuar të gjitha masat të cilat duhen respektuar nga qytetarët në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre.
Mesazhi i Brataj:
Shqiptar kudo ndodhesh !!
Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:
- Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
- Mbaj distancën 1.5 metër
- Zbato rregullat e higjenës
- Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Dr. Skender Brataj

/abcnews.al

