“Dolce Hanoi Golden Lake” është bërë hoteli i parë në botë, i larë i gjithi me flori. Hoteli me pesë yje, që ndodhet në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi u hap zyrtarisht të enjten, pas pothuajse 11 vitesh ndërtimi. Gjithçka që ndodhet në hotelin 25-katësh me 400 dhoma, duke filluar nga vaska deri tek filxhanat e kafesë janë të veshura me ar 24 karatësh.
Ndërtesa përmban gjithashtu edhe një pishinë të argjentë që të ofron një pamje të gjerë nga qyteti. Pavarësisht se ndërtimet kanë nisur që nga viti 2009, hoteli Hanoi Golden Lake vetëm kohët e fundit tërhoqi vëmendjen e qytetarëve, për shkak të pamjes së jashtme, shkruan abcnews.al.
Të gjithë njerëzit mund ta admirojnë hotelin nga jashtë, por për të kaluar një natë në të, do të duhet të paguajnë një çmim duke filluar nga 250 dollarë. Gjithashtu, dhe një numër apartamentesh do të shiten me një çmim fillestar prej rreth 6 500 dollarë për metër katror.
“Për shkak se turizmi është vlerësuar si shtylla kryesore e ekonomisë lokale, ky sektor duhet të ketë një produkt unik për të tërhequr vizitorët. Liqeni i Artë Hanoi do të bëhet një ndër vendet për ta bërë të mundur këtë gjë.”, tha drejtori i përgjithshëm i Grupit Hoa Binh për Vietnam Insider. /abcnews.al