Dyshimet për Bylisi-Tirana, Gjici: E panë të gjithë, e pa e gjithë Shqipëria!

schedule08:58 - 3 Korrik, 2020

schedule 08:58 - 3 Korrik, 2020

Bylisi mundi Tiranën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që askush nuk e beson që ajo ishte një ndeshje e vërtetë. Kjo u pa nga sjellja e lojtarëve në fushën e blertë, por edhe nga luhatja e koeficienteve. Gjithsesi te Tirana e mohojnë me forcë, pavarësisht se pakkush i beson dhe mjafton të futesh në rrjetet sociale të klubit bardheblu, ku tifozët përmes komenteve e konsiderojnë një turp atë që ndodhi.

LEXO EDHE: Hije skandali në Kupën e mëkateve, Bylisi-Tirana një turp!

Një koment në lidhje me ndeshjen e djeshme e ka bërë edhe Safet Gjici, presidenti i Kukësit. Pak kohë më parë ai hodhi dyshime edhe për ndeshjen e kampionatit mes Bylisit dhe Tiranës, që e fituan bardheblutë. Për “Panorama Sport” ai ka qenë i qartë me deklaratën e tij.

LEXO EDHE: Halili: Janë bërë masakra edhe më të mëdha, dihet kush shet ndeshje!

“Po, e pashë ndeshjen, por çfarë doni që t’ju them?! Ndodhi ajo që unë e thashë para pak ditësh. Unë e thashë edhe për ndeshjen e kampionatit se Tirana fitoi lehtësisht në Ballsh. Tani çfarë mund të them unë tjetër? S’kam çfarë t’ju them. E panë të gjithë. E pa e gjithë Shqipëria, nuk kam çfarë të them unë tani”, ka deklaruar Gjici. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!