Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka, shënoi golin e dytë në fitoren 4-0 kundër Norwich. 27 vjeccari është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Mikel Artetës, madje ky i fundit, i ka thurur elozhe mesfushorit mëngjarash.
“Xhaka është një lojtar që ka një përkushtim të jashtëzakonshëm. Ai lë edhe pikën e fundit të gjakut në fushë dhe në stërvitje. Është një shembull fantastik për shokët e skuadrës. Mënyra si ai kujdeset për veten, është për t’u admiruar. Xhaka jeton me futbollin”, u shpreh Arteta.
Granit Xhaka është një lider në fushën e lojës, madje iu besua dhe shiriti i kapitenit nga trajneri Unai Emery. Por pas një përplasje me tifozët në distancë, klubi vendosi që shiriti t’i kalojë sulmuesit Aubameyang./abcnews.al
“He’s a player whose commitment goes beyond anything normal. He leaves every drop of blood on the pitch every day and he does the same in training. He’s a great example to any team-mate, the way he looks after himself and lives his profession.”
– Mikel Arteta on Granit Xhaka pic.twitter.com/35iTQoFVh0
— AFTV (@AFTVMedia) July 2, 2020

