Të shtëna më arme zjarri në Durrës. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar pak më parë pranë një hoteli në zonën e plazhit, e njohur si lagja 13.
Ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Burimet thonë për abcnews.al se policia ka identifikuar autorin Alvaro Istrefi nga Shijaku që ka shtënë në ajër dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij.
Mësohet se katër persona janë përfshirë në konflikt në afërsi të një hoteli tek ura e Dajlanit. Njëri prej tyre ka qëlluar në ajër. Ndërkaq, tre personat e tjerë janë shoqëruar nga policia dhe është shpallur në kërkim Alvaro Istrefi që ka qëlluar në ajër. /abcnews.al