Moderatorja e njohur Arbana Osmani është kryefjala e shtypit rozë, që nga kur bëri të ditur lajmin se është në pritje të ëmbël.
Ndonëse ajo ka qenë e rezervuar lidhur me këtë pjesë, shumë detaje rreth shtatzënisë janë zbuluar.
Së fundmi, përmes një postimi në Instastory, Arbana ka treaguar se lindja e bebit po afron.
Teksa ka publikuar një foto me moderatorin Eraldo Rexho i cili e pyet se ku do të shkojnë këtë behar, ajo përgjigjet: “Në maternitet do vemi”.
Mesa duket pritjes së ëmbël, dalëngadalë po i vjen fundi. Ndërkohë të gjithë janë edhe më shumë kuriozë./abcnews.al