Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Klubi i madh zviceran ia beson sulmin një gjiganti shqiptar

schedule12:58 - 2 Korrik, 2020

schedule 12:58 - 2 Korrik, 2020

Shkëlqim Demhasaj do të provojë një eksperiencë të re sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shtatlartë, i cili zgjodhi të përfaqësojë Kosovën, ka ndryshuar ekip. Gjithsesi mbetet në Zvicër, teksa ka kaluar nga Luzern te Grasshopper, një nga klubet më të mëdha atje.

FC Schaffhausen ka qenë në të shkuarën ekipi i tij, kur luante në ligën e dytë. Sezoni i fundit nuk ka shkuar mirë për Demhasajn, pasi nuk ia ka dalë të shënojë në kampionat. Për një sulmues nuk është gjë e mirë kjo, por te Grasshopper besojnë shumë tek ai.

Drejtori sportiv, Bernard Schuiteman, pas firmosjes së kontratës 3-vjeçare me sulmuesin dardan, është shprehur: “Edhe pse është 191 centimetra i gjatë, Demhasaj ka aftësi teknike mbresëlënëse dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm përpara portës. Me cilësitë dhe profilin e tij, ai do t’i japë skuadrës më shumë qëndrueshmëri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!