Florian Kadriu spikati në një miqësore kundër Tiranës në Maqedoninë e Veriut dhe bardheblutë nuk humbën kohë, duke i ofruar një kontratë mesfushorit me tipare sulmuese. Bëhet fjalë për verën e vitit 2015 dhe trajner ishte Shkëlqim Muça, i cili shumë shpejt u largua nga 24 herë kampionët e vendit.
Edhe për Kadriun aventura të Tirana përfundoi shpejt, me vetëm pesë ndeshje si zëvendësues në kampionat. Pas gjashtë muajsh u huazua te Teuta, ku luajti dyfishin e ndeshjeve në Superiore dhe tre herë u aktivizua nga minuta e parë.
Kadriu gjithsesi donte më shumë hapësira dhe u rikthye në Maqedoni, për të luajtur me skuadra si Shkupi, Rabotnicki dhe Renova. Me këta të fundit ka shënuar edhe tre gola në kampionat këtë sezon dhe tani raportohet se është shumë pranë firmës më Shkëndijën e Tetovës. /abcnews.al