Vettingu në Polici/300 punonjës dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit

schedule15:17 - 10 Prill, 2018

schedule 15:17 - 10 Prill, 2018

Mbi 12 mijë efektivë të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat prej datës 5 prill kanë filluar të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve”, apo siç njihet ndryshe Vetting-u në Polici.

Për t’i ardhur në ndihmë efektivëve blu lidhur me plotësimin e formularit janë ngritur grupe pune në 12 Drejtori të Policive Vendore. Procesi i Vetting-ut mbështet në tri kritere; pastërtia e figurës, pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Ndërkohë , sistemi i gradave i ndan këta punonjës edhe në tri kategori të tjera.

Fillimisht do të kalojnë në “sitë” efektivët me grade të lartë ku bëhet fjalë për 300 punonjës, ata me gratë të mesme që janë 3 mijë policë dhe me grate të nivelit bazë rreth 9 mijë punonjës.

ABC News ka mësuar se, efektivët duhet t’i përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë, apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe, nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Gjithashtu punonjësit duhet të deklarojnë edhe nëse kanë patur takime me persona të përfishirë në krimin e organizuar.Për vlerësimin e gradave të larta, do përdoret një komision me anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit. Konkretisht 5 anëtarë vijnë nga ILDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë përzgjidhen me konkurim nga. Në fazë të dytë është Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë, 30 nga të cilët do të shtohen nga radhët e policisë që e kanë kaluar Vetting-un në fazën e parë.  Në fazën e fundit, ku edhe janë edhe numri më i lartë i pononjësve të policisë, komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë, që do të shtohen nga radhët e Policisë që kaluan me sukses fazën e dytë. Vetting në radhët e policisë vjen pas atij të nisur më herët  edhe në sistemin e Drejtësisë. Në mbështetje të ministrisë së Brendshme, janë edhe partnerët ndërkombëtarë me misionet e tyre si Pameca e Europol të cilët kanë asistuar më herët në hartimin e kuadrit ligjor. /abcnews.al