Albani nuk ka ujë në shtëpi, Enkel Demi merr Veliajn në telefon

schedule07:30 - 2 Korrik, 2020

schedule 07:30 - 2 Korrik, 2020

Këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit” moderatorja Sibora Bitri teksa po fliste për problemin e Alban Musaj, për mungesën e ujit në shtëpi, gazetari Enkel Demi ka telefonuar live kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Albani thotë se që kur ka filluar emisioni i mëngjesit duke u çuar herët, kam vënë re që në shpi në mëngjes nuk kam ujë. Alban mos ndoshta nuk ke patur asnjëherë ujë në 5 të mëngjesit dhe thjesht je zgjuar me vonesë?”, tha moderatorja.

“Duhet të marrim dikë nga Bashkia….vetëm këtë kam kuptuar që në mëngjes nuk kam ujë”, tha Albani.

“Kjo është e tmerrshme që të mos kesh ujë në mëngjes”, tha gazetari teksa po telefononte kryebashkiakun, por ky i fundit nuk u përgjigj. /abcnews.al