Partia e punëtorëve në Brazil konfirmoi zyrtarisht se Lula da Silva do të jetë sërish kandidat i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale të tetorit, dhe pse ai aktualisht ndohet në burg.
Edhe pse në burg, Lula da Silva mbetet kandidati i partisë së tij të punëtorëve për zgjedhjet presidenciale në Brazil që do të mbahen në muajin tetor. Vendimi është konfirmuar zyrtarisht gjatë një mbledhjeje të ekzekutivit kombëtar të partisë, në shtetin e Paranas, ku ndodhet dhe burgu ku ish presidenti po kryen dënimin e tij që nga e shtuna e kaluar. Ish ministër dhe zëvendës kryetar i Partisë Padila, theksoi se nuk do të jetë partia e punëtorëve që do të largojë Lulën nga gara presidenciale ndërsa deputeti Teiksera theksoi se Lula ndodhet në burg pasi është një kandidat i fortë dhe nuk ka asnjë dyshim në rradhët e partisë për mbështetjen e kandidaturës së tij
Ish-presidenti Brazilian u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit dhe abuzim pushteti, dhe gjykata e dënoi me 12 vjet burg. /abcnews.al